Sporti

Xavi shpreson të rikuperojë Joao Felix për ndeshjen ndaj Napolit në Champions League

02/19/2024 21:54
nga:Lorik J

Pas dy ditësh, Barcelona do të luajë ndeshjen e tyre mjaft interesante ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, fazën e eliminimit direkt.

Barcelona deri tani nuk po zhvillon një sezon perfekt, andaj i duhet një ndeshje e madhe në Itali dhe më pas në Kataluni, për të mposhtur Napolin dhe për të kaluar tutje në Champions League, përcjell GazetaBlic Sport.

Barça këtë edicion ka vuajtur nga lëndimet dhe një nga lojtarët që është në dyshim për këtë sfidë është Joao Felix, i cili ka pësuar një lëndim.

Megjithatë, Felix sot ka bërë një pjesë të punës me grupin në stërvitje dhe Xavi shpreson ta ketë atë gati për ndeshjen ndaj Napolit.

/GazetaBlic Sport