Sporti

Xavi: Ronaldo ende mund të bëjë një ndryshim, ai shënoi një epokë në futbollin botëror

11/07/2022 17:02
nga:E K

Xavi ka folur për Cristiano Ronaldon para ndeshjeve me Manchester United në Europa League.

Çfarë mendoni për rënien e Ronaldos?

Ronaldo më duket një lojtar i madh që shënoi një epokë në futbollin botëror. Ai ende mund të bëjë një ndryshim”, tha trajneri i Barcelonës.

Kujtojmë se Barça dhe Manchester United do të takohen në play-off të Europa League.

Sulmuesi 37-vjeçar, ka shënuar 3 gola në 16 ndeshje për Manchester United këtë sezon.