Sporti

Xavi reagon në lidhje me largimin e Messit: Të falënderoj për gjithçka që na ke dhënë!

08/06/2021 18:35
nga:Mergim Rreci

Xavi Hernandez ka reaguar në lidhje me largimin e Leo Messit nga Barcelona.

Messi i cili u largua mbrëmjen e kaluar nga klubi, kishte një histori të ndritur së bashku me mesfushorin spanjoll tek kjo skuadër

“Si një bashkëlojtar, shok dhe mik, mund të të falënderoj për gjithçka që na ke dhënë gjatë këtyre viteve. Çfarëdo që të bëni, ju uroj më të mirat”, tha Xavi përcjell GazetaBlic Sport.