Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka komentuar pensionimin e Sergio Busqutes.
Busquets sot ka paralajmëruar pensionimi nga kombëtarja e Spanjës.
Së fundmi në lidhje me largimin e spanjollit nga ‘La Roja’ ka komentuar edhe trajneri i Barcelonës, Xavi.
Ai e cilësoi Busquets si një lojtar që ka bërë histori dhe një legjendë të kombëtares.
“Në fund të fundit është një vendim personal që merr dikush kur mendon se është koha e duhur dhe ai do ta ketë parë kështu. I uroj atij gjithë fat këtu te Barça. Tani ai do të jetë në gjendje të pushojë pak më shumë dhe të jetë i fokusuar te Barça. Ai është një lojtar që ka bërë histori, një legjendë, një nga mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit botëror dhe mesfushori më i mirë mbrojtës në historinë e Spanjës. Unë dua t’ju përgëzoj”, tha ai në ‘Barça Tv’.
Që prej debutimit më 1 prill të vitit 2009 te Kombëtarja e Spanjës, Busquets ka arritur të bëjë 143 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar vetëm dy gola mbi emrin e tij.