Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez flet për arrestimin e Dani Alves.
Një nga pyetjet për Xavi në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së kësaj të diele kundër Getafes ishte në lidhje me arrestimin e Dani Alves për dhunim të dyshuar.
Xavi, i cili ishte shoku i skuadrës së brazilianit te Barça dhe trajneri i tij vitin e kaluar, tha se është e vështirë të komentosh një situatë të tillë.
“Si gjithë të tjerët, unë jam i befasuar dhe i tronditur, pak i tronditur duke njohur Danin, është çështje drejtësie dhe drejtësia do të diktojë çdo gjë, ne nuk mund të hyjmë në atë pjesë, sa per Danin ndihem aq keq për të dhe i habitur dhe i shokuar”, u shpreh katalanasi.
Kujtojmë se Dani Alves hyri në burg këtë të premte, i akuzuar për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate të Barcelonës më 30 dhjetor 2022./


