Sporti

Xavi pasi vendosi të largohet nga Barça: Tani duhet të jemi më të bashkuar se kurrë

01/30/2024 13:25
nga:Lorik J

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka potencuar se vendimi i tij për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit është më i miri për klubin.

Ai ka theksuar se duhet reflektim tek ekipi dhe po mendon për të mirën e katalunasve, përcjell GazetaBlic Sport.

“Duhet të reagojmë. Më shumë emocione për sezonin e ardhshëm. Mendoj për klubin. Dua të përfundoj mirë dhe të mendoj për tifozët e Barcelonës”, tha fillimisht Xavi.

“Deco dhe Laporta duhet të vazhdojnë projektin. Është vendimi më i mirë për të gjithë.

“Duhet të jemi më të bashkuar se kurrë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport