Sporti

Xavi pas pikëve të humbura nga Granada: Dominuam kundërshtarin, por nuk na mjafton barazimi

10/09/2023 08:17
nga:L J

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka komentuar barazimin 2:2 ndaj Granadës në ndeshjen e xhiros së 9-të të La Ligës.

“Mendoj se dominuam pothuajse gjatë gjithë ndeshjes. Kishim momente, meritonim më shumë, por për gabimet tona… Nuk mund ta nisësh lojën kështu. Ne diskutuam se sa i rrezikshëm është kundërshtari. Na u desh të luftonim. Skuadra filloi të luajë e qetë, e dominuam kundërshtarin. Megjithatë, ne largohemi me një pikë – kjo nuk është e mjaftueshme për ne”, tha Xavi.

“Kemi bërë një gabim në pasime. Detyra jonë ishte të ecnim përpara”, shtoi trajneri.

Barcelona është e treta në renditje me 21 pikë.

/GazetaBlic Sport