Trajneri i Barçës, Xavi Hernandez u largua nga Pamplona shumë i zhgënjyer me rezultatin dhe imazhin që shfaqi skuadra në pjesën e fundit të lojës ndaj Osasunas (2-2).
Skuadra ka arritur të fitojë vetëm dy ndeshje jashtë, nga 10 që ka luajtur në këtë pikë, një rekord që e largon nga pozicionet më të larta në tabelë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne kemi marrë një pikë të pamjaftueshme. Kemi një dinamikë negative në të cilën nuk del asgjë. Do të jetë e vështirë të ndryshosh dinamikën, por duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të besojmë që të vijë një rezultat i favorshëm. Është urgjente”, siguroi Xavi në një konferencë për shtyp pas barazimit.
“Duhet ta ndryshojmë këtë dinamikë negative. Objektivi është të jemi në top katër, të provojmë të jemi në luftë për La Liga dhe besojmë. Duhet të vazhdojmë të garojmë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


