Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ishte i pakënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, pavarësisht fitores 1-0 kundër Real Sociedad me një gol të vonshëm nga Ronald Araujo.
Trajneri i Blaugranas ka pranuar se skuadra e tij nuk i ka merituar tre pikët. Sipas tij, paraqitja jo bindëse ka ardhur për shkak të humbjes 1:2 në El Clasico në xhiron e fundit të La Ligës.
“Tani ndiej pikërisht të kundërtën e javës së kaluar. Njerëzit shikojnë vetëm rezultatet, por jo ne. Ne luajtëm shumë mirë javën e kaluar, por jo sot. Sot duhet të jemi autokritikë. Ne nuk luajtëm mirë. El Clasico ndikoi negativisht. Ishte sikur ne kishim ende një hangover nga ajo lojë”, tha Xavi.
“20 minutat e para janë të papranueshme, nuk i prisja. Sociedadi ka një mesfushë shumë të fortë. Ata janë një skuadër e madhe. Kjo fitore ka vlerë të madhe, por nuk u arrit ashtu siç duam”, vazhdoi ai.
“Ndeshja e sotme është një shembull i asaj që ne nuk duhet të bëjmë. Sidomos në pjesën e parë. Pa argument, kjo nuk mund të ndodhë. Por të fitosh kur nuk luan mirë është një shenjë e një mentaliteti kampion”, tha trajneri i Barçës.
/GazetaBlic Sport


