Sporti

Xavi: Nuk e di nëse Messi do rikthehet te Barcelona, pasi të kemi fituar La Ligën do të flasim për këtë temë

04/28/2023 15:04
nga:E K

E ardhmja e Lionel Messit është e paqartë.

Mediat e huaja gjithnjë e më shumë janë të bindura për rikthimin e argjentinasit në “Camp Nou”, pasi rinovimi i tij me PSG duket se nuk do të ndodhë, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez së fundmi ka komentuar mbi këtë çështje ku tha se nuk e di se çka do të ndodhë deri në fillimin e sezonit të ri.

Nuk e dimë nëse do të ndodhë rikthimi i Messit te Barça. Jemi të fokusuar te Real Betis. Pasi të kemi fituar La Ligën, do të flasim për ato tema”, tha Xavi.

Në biseda private, Xavi vazhdon të punojë që Leo të kthehet – ai tashmë e ka thirrur Messin shumë herë.

/GazetaBlic Sport/