Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, i dërgoi një mesazh presidentit Joan Laporta gjatë festës së fitimit të titullit në Camp Nou.
“Është një moment për të falënderuar, së pari, presidentin. President, nuk jemi aq keq. Gjithashtu do të doja të falënderoja menaxhmentin dhe stafin për mbështetjen e tyre të pakushtëzuar. Më pas lojtarët lanë gjithçka në fushë. Së fundi, dua të them një fjalë për tifozët, të cilët kanë qenë të mrekullueshëm gjatë gjithë sezonit. Rroftë Barça dhe rroftë Katalonja!”, theksoi trajneri, pas humbjes (1-2) ndaj Real Sociedad.
La Liga is ours.
So is the future. pic.twitter.com/v9axFVWyDM— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 21, 2023


