Sporti

Xavi: “Ne e merituam fitoren sonte”

02/21/2024 23:51
nga:Lorik J

Xavi Hernandez, trajneri i Barcelonës, ka folur për Prime Video në fund të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Napolit

Ai u shpreh pak i mërzitur për rezultatin, duke thënë se skuadra e tij e meritoi fitoren, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ka pak trishtim, pas 1-0 Napoli u zgjua, por kjo është Champions League. Nëse do të kishte një ekip që e meritonte të fitonte, ishte Barcelona”, tha Xavi.

“Më pëlqeu shumë skuadra në të dy repartet, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje”.

A do të të mungonjë Barcelona? Patjetër, por vendimi është marrë dhe nuk kthehem më. Mendoj se është vendimi i duhur për klubin”.

/GazetaBlic Sport