Sporti

Xavi ndryshon rutinën e tij, Barça do të stërvitet në Allianz Arena para ndeshjes me Bayern Munich

12/06/2021 10:03
nga:Lorik J

Ndryshimet që nga ardhja e Xavi Hernández po vihen re në fusha të ndryshme të klubit të Barcelonës dhe një nga risitë në lidhje ‘finalen’ e Mynihut, ku për të mos u varur nga ajo që ndodh në Benfica-Dinamo Kiev, Barça është e detyruar të fitojë ndaj Bayernit.

Xavi ka vendosur se do të stërvitet në “Allianz Arena” para ndeshjes, përcjell GazetaBlic Sport.

Të martën ata do të udhëtojnë për në Mynih dhe do të ushtrojnë (19:00) në kampin bavarez, në Allianz Arena.

Një orë më parë, Xavi dhe një lojtar do të dalin në një konferencë shtypi.

Stërvitja me ekipin në Allianz Arena para ndeshjes është një risi që Xavi ka vendosur ta zbatojë para duelit.

/GazetaBlic Sport