Sporti

Xavi: Mungesa e Pedrit e rëndë për ne, ai është lojtari themelor i Barçës – e kupton më së miri lojën tonë!

04/20/2022 16:35
nga:L J

Xavi, trajneri i Barcelonës, në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Real Sociedad foli edhe për mungesën e Pedrit për shkak të lëndimit, i cili do ta mbajë atë jashtë fushave deri në fund të sezonit.

“Statistikat i thonë të gjitha, për ne ai është një lojtar themelor. Në moshën 19-vjeçare ai e kupton më së miri idenë tonë për lojën, mungesa e tij është shumë e rëndë. Ai do të mungojë deri në fund të sezonit, pra nuk mund të na ndihmojë në ndeshjet e ardhshme”, tha Xavi.

Skuadra e tij, Barcelona do të luajë nesër ndaj Real Sociedad, me fillim nga ora 21:30, në kuadër të ndeshjes së mbetur të La Liga.

/GazetaBlic Sport