Sporti

Xavi ‘modest’: Kemi avantazh, por Real Madrid janë akoma favorit

03/02/2023 23:43
nga:E K

Barcelona arriti fitore sot në “Copa del Rey” ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu.

Autogoli i Militaos ishte përcaktuesi i fituesit në këtë duel, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për media foli Xavi i cili e konsideron kundërshtarin favorit për të kaluar tutje pavarësisht rezultatit pozitiv të arritur sot nga skuadra e tij.

“Një gol diferencë është një avantazh për ne, por Real Madrid janë skuadër e fortë. Ata janë favoritët“, tha spanjolli.

/GazetaBlic Sport/