Kupa e Botës 2022

Xavi: “Messi është më i miri në histori, e meritonte të ishte kampion bote”

12/19/2022 20:11
nga:E K

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka ndarë mendimin e tij për finalen e fundit të Kupës së Botës mes kombëtareve të Argjentinës dhe Francës.

“Jam shumë i lumtur për mikun tim Lionel Messi, si futbollisti më i mirë në histori, ai e meritonte të fitonte Kupën e Botës. Kjo finale është një nga më të mirat e të gjitha kohërave. Të dyja skuadrat e meritojnë të jenë kampionë. Jules Kunde dhe Ousmane Dembele patën një turne të mirë, edhe ata e merituan të fitonin”, tha Xavi për mediat spanjolle.

Kombëtarja e Argjentinës fitoi Kupën e Botës për herë të tretë dhe Lionel Messi u bë fitues i Kupës së Botës për herë të parë në karrierën e tij.