Të dy futbollistët e Barcelonës, Memphis Depay dhe Clement Lenglet pritet të jenë të disponueshëm për ndeshjen e së enjtes në Ligën e Evropës kundër Napolit pasi kaluan më shumë se një muaj jashtë fushës.
Katalanasit udhëtojnë drejt Napolit të enjten për t’u përballur në ndeshjen e dytë të play-off-it të eliminimit të Europa League. Ndeshja e parë në Barcelonë javën e kaluar, përfundoi në barazim 1-1, përcjell GazetaBlic Sport.
Lenglet dhe Depay humbën ndeshjen në Nou Camp, por gati tashmë për ndeshjen kthyese.



