Sporti

Xavi: Manchester City nuk e lejoi transferimin e Joao Cancelo te Barcelona

06/02/2023 20:09
nga:E K

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka konfirmuar se Joao Cancelo ishte dëshira e skuadrës së tij për merkaton e janarit.

Joao Cancelo nuk erdhi te Barça në janar sepse City nuk dëshiroi që ai të shkon te Barça. Ata nuk më dhanë ndonjë arsye, thjesht nuk mund të bëhej sepse City i tha jo opsionit te Barça. Pyesni ata, Pep, bordin e tyre”, tha Xavi, përcjell GazetaBlic Sport.

Cancelo kaloi te Bayerni në formë huazimi, kurse klubi bavarez nuk ka preferuar që ta aktivizoj klauzolën e tij të lirimit.

Ende nuk dihet konkretisht se ku do të vazhdojë karrierën portugezi.

/GazetaBlic Sport/