Sporti

Xavi kritikon Mourinhon për veprimet e tij në finalen e Europa League

06/03/2023 14:43
nga:Mergim Rreci

Jose Mourinho është nën kritika pas sjelljes së tij në finalen e Ligës së Evropës që humbi nga Sevilla.

Humbja në finale, me penallti, e nervozoi shumë Jose Mourinhon. Pas ndeshjes në Budapest, trajneri i Romës ka pritur në parkingun e stadiumit arbitrin anglez Anthony Taylor, duke i vënë në dukje defekte në punën e tij gjatë 120 minutave dhe duke e ofenduar atë, përcjell GazetaBlic Sport.

UEFA ka nisur disa procedime disiplinore kundër Sevillas dhe Romës, një prej tyre kundër Jose Mourinhos, për “fyerje dhe gjuhë fyese” drejtuar arbitrit.

Për këtë sjellje është pyetur Xavi Hernandez, trajneri i Barcelonës.

“Secili vepron si mundet: Unë e kuptoj që një finale është në lojë dhe ju mendoni se ka pasur një padrejtësi… por ne trajnerët duhet të jemi shembull. Nëse i kërkojmë të mos na shajnë në stadiume [ai e bëri këtë pasi ofendoi Vinicius Junior në Valencia-Real Madrid] duhet të jemi shembull”.