Sporti

Xavi konfirmon interesimin e Barcelonës për Lewandowskin: Negociatat janë në progres

05/28/2022 14:52
nga:E K

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë se negociatat me sulmuesin e Bayern, Robert Lewandowski janë në progres.

“Lewandowski është një nga opsionet për Barcelonën, por ai ka një kontratë të vlefshme me klubin, kështu që do të jetë e vështirë”, citon gazetari Fabrizio Romano të ketë thënë Xavi.

Trajneri vuri në dukje se presidenti i ekipit Joan Laporta tha se Barcelona mund të forcojë skuadrën e saj, ka fonde të caktuara për këtë.

Sulmuesi 33-vjeçar polak bëri 46 paraqitje për Bayernin sezonin e kaluar, duke shënuar 50 gola dhe duke bërë shtatë asistime.