Sporti

Xavi kërkon “përforcime” në skuadër: Duhet të rrisim nivelin, na duhen 2 lojtarë për çdo pozicion

06/05/2023 23:22
nga:E K

Eleminimi nga Champions e më pas nga Europa League i la kohën e mjaftueshme teknikut Xavi për të përgatitur një ekip të denjë për të fituar trofeun e La Liga, gjë të cilën e arriti këtë sezon me “katalanasit” e tij.

Mirëpo, tekniku spanjoll duket se nuk është i kënaqur vetëm me fitimin e trofeut të La Liga dhe të Superkupës, teksa kërkon përforcime të reja në skuadër, në mënyrë për të qenë më konkurrues në të gjitha garat.

“Kemi pasur një sezon të mrekullueshëm, por duhet të bëjmë një hap më tej, duhet të rrisim nivelin për të qenë konkurrues dhe kemi nevojë për dy lojtarë për secilin pozicion. Megjithatë, ne kemi nxjerrë më të mirët në skuadër dhe duhet të jemi të kënaqur”,- u shpreh tekniku spanjoll.