Sporti

Xavi: “Kemi qenë superiorë në 4 ndeshje kundër Real Madridit dhe Gironas, por në fund kemi humbur”

05/05/2024 08:27
nga:Lorik J

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka theksuar se skuadra e tij ka luajtur më mirë se Girona e Real Madrid në katër ndeshjet e këtij sezoni, por nuk kanë arritur për të fituar, përcjell GazetaBlic Sport.

Dje, Barcelona u mposht në udhëtim ndaj Girona me rezultatin 4-2.

“Kjo nuk është e lehtë për t’u tretur, por ne duhet të rikuperojmë ekipin. Duhet të përmirësojmë shumë gjëra: të konkurrojmë më mirë, veçanërisht kur e kemi lojën në duart tona,” tha Xavi për mediat.

“Ne kemi qenë superiorë në katër ndeshjet kundër dy rivalëve [Girona dhe Real Madrid] që janë mbi ne në tabelën e La Liga. Por kjo nuk reflektohet në rezultat. Prandaj, ne duhet të përmirësohemi shumë”, vazhdoi ai.

Problemi më i madh i Barcelonës është se ata nuk mund ta mbajnë avantazhin deri në minutën e fundit, shpesh duke pësuar gola në fund të pjesës së dytë – dhe ndeshjet e Girona nuk ishin përjashtim.

/GazetaBlic Sport