Sporti

Xavi: Kemi kapacitet për të fituar tituj, madje edhe La Ligan

12/17/2021 18:10
nga:E K

Xavi Hernandez ka komentuar situatën e Barçës para ndeshjes kundër Elche.

Trajneri ka deklaruar se pavarësisht atmosferës së mirë, duhet të nisin urgjentisht të fitojnë, shkruan GazetaBlic Sport.

Spanjolli nuk përjashton mundësinë që të fitojnë çdo titull, madje edhe LaLiga.

Për sa i përket merkatos, ai shpjegoi se tashmë ia ka bartur presidentit atë që i nevojitet në planin afatshkurtër dhe afatmesëm dhe se prioritet është sulmuesi.

Për merkaton e janarit:“ Më vjen keq që më duhej të vija në mes të sezonit me skuadrën dhe planifikimet e bëra. Kanë kaluar pak më shumë se një muaj dhe disa gjëra duhet të ndryshojnë. Jo vetëm lojtarët, por edhe dinamika, loja e pozicionit, mbrojtja. .. dhe kjo. Duhet të forcojmë ekipin, është fakt se na duhen disa lojtarë, mbi të gjitha në sulm.”

Për titujt: “Duke qenë realistë, ne kemi kapacitetin për të fituar tituj. Ne nuk mund të përjashtojmë as fitimin e La Ligës, sepse i kam parë të gjitha këtu. Duhet të luftojmë për titujt. Unë jam pozitiv dhe gjithashtu realist”.

/GazetaBlic Sport/