Skuadra e Real Madridit fitoi sot me rezultatin 0-4 në “Camp Nou”, me hat-trickun e Benzemas dhe golin e Vinicius, për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, ku katalunasit triumfuan 0-1.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka potencuar se Real Madridi ishte favorit për këtë ndeshje, teksa ishte i mërzitur me humbje, shkruan GazetaBlic Sport.
“Tashmë thashë që Real Madridi ishte favorit, ata janë kampionët e Europës”, tha Xavi për mediat spanjolle.
“Është një disfatë e rëndë që na lëndon. Duhet të jemi të bashkuar pas një nate të vështirë. Kemi luajtur më mirë se sa thotë rezultati, pjesa e dytë na ka bërë keq”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


