Sporti

Xavi iu përgjigj akuzave se luan lojë mbrojtëse

02/19/2023 08:11
nga:E K

Trajneri i Barcelonës, Xavi, iu përgjigj atyre që kritikojnë skuadrën për futboll tepër mbrojtës.

“Ne jemi ndoshta skuadra më sulmuese në Evropë, së bashku me Man City. Është e pabesueshme që disa njerëz thonë se jam një trajner mbrojtës”, tha Xavi.

Në sezonin 2022/23, Barcelona ka mbrojtjen më të mirë në La Liga me vetëm 7 gola të pësuar në 21 ndeshje, dhe sulmi i dytë në kampionat 43 gola të shënuar.