Skuadra e Barçës u befasua nga Almeria në udhëtim, duke u mposhtur me rezultatin minimal 1-0.
Trajneri i Barcelonës Xavi komentoi humbjen ndaj Almerias në një konferencë për shtyp, ku tha se kjo është ndeshja më e dobët e ekipit të tij, shkruan GazetaBlic Sport.
“Është ndeshja më e keqe e sezonit, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Lodhja ndoshta u ndje. Patëm një lojë të keqe. Jam i zemëruar sepse patëm mundësinë të kishim një avantazh prej 10 pikësh. Jemi të zhgënjyer dhe tani duhet të kërkojmë zgjidhje, sepse faza vendimtare e La Ligës dhe Kupës po vjen dhe nuk mund të lejojmë më të gabojmë”, tha Xavi.
“Humbëm një mundësi të artë pas barazimit të Real Madridit: ishte ndeshja më e keqe në momentin më të keq të sezonit, duhet të ndryshojmë menjëherë mentalitetin dhe qëndrimin tonë. Ishte një ditë e keqe për ne”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


