Sporti

Xavi i shokuar pas arrestimit të Dani Alves: Jam i habitur dhe i tronditur

01/21/2023 19:02
nga:Lorik J

Në prag të ndeshjes me Getafen, të vlefshme për javën e 18-të të kampionatit spanjoll, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ndër tema të tjera ka vendosur të japë një koment edhe për arrestimin e ish-shokut të tij të skuadrës, Dani Alvesin, për sulm të dyshuar seksual.

“Është e vështirë të komentosh një situatë si kjo. Jam i habitur dhe i tronditur. Në gjendje shoku”,- është shprehur Xavi përsa i përket arrestimit të befasishëm të Alves.

Më tej Xavi komentoi dhe ekipin kundërshtar të kësaj jave, ku vlerësoi punën që lojtarët e Getafe bëjnë në vijnë e mbrojtjes, e cila zakonisht përbëhet nga 5 lojtarë.

“Getafe është një ekip që punon mirë në vijën e mbrojtjes, e cila zakonisht është pesë. Është një ekip i vështirë. Quique është një trajner që punon mirë në mbrojtje. Ai do të punojë në bllokun e ulët dhe të mesëm. Ne duhet të sulmojmë hapësirat. Ai mundet. Le të shpresojmë të fitojmë tre pikët, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme”,- është shprehu tekniku i “blaugranave” për rivalët e ditës së nesërme.

Gjatë konferencës Xavi ceku dhe temësn e transferimeve, ku komentoi dhe transferimin e “tulipanit” Memphis Depay, te rivalët e Atletico Madrid