Barcelona mposhti Real Sociedadin, me një gol të Aubameyang, por Xavi Hernández nuk mbeti i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe la mesazhe.
“Duhet të jemi të sinqertë dhe vetëkritikë. Nuk luajtëm mirë dhe duhet të përmirësohemi. Ne luajtëm më mirë në pjesën e parë, por jo në të dytën, Real Sociedad kishte më shumë posdeim se ne, ata arritën të luanin shpejt. Ata janë një ekip shumë i stërvitur dhe jemi të lodhur nga ndeshjet e fundit”, theksoi trajneri në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.
Nuk ishte një seri e mirë e skuadrës së Barcelonës para kësaj ndeshje, me “Blaugranët” që kishin humbur nga Frankfurti në Europa League dhe Cadizi në La Liga.
/GazetaBlic Sport/


