Sporti

Xavi i lumtur pas fitores: Bëmë një hap tjetër drejt titullit

04/30/2023 09:41
nga:E K

Trajneri i Barcelonës, Xavi, e komentoi fitoren 4-0 ndaj Betisit.

Xavi tha se kjo fitore e afron edhe më shumë skuadrën e tij drejt titullit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Pas kartonit të kuq, loja shkoi mirë për ne që tashmë e kishim nisur në mënyrën e duhur dhe bëmë 1-0. Ishte një rezultat i rrumbullakët. Ne ishim në gjendje të bënim një hap tjetër drejt titullit. Dy kartonët e verdhë për Gonzalezin? Për mua janë të qarta, sidomos e dyta”, tha ai.

/GazetaBlic Sport.