Xavi Hernandez ka folur me emocione për emërimin e tij si trajner i Kombëtares së Holandës, duke theksuar lidhjen e veçantë që ka me futbollin holandez dhe filozofinë e tij.
“Është një nder të bëhem trajner i Kombëtares së Holandës. Si dikush që është formuar në akademinë e FC Barcelona-s, me ndikime të forta nga figura si Johan Cruyff dhe Rinus Michels, ndihem veçanërisht i lidhur me futbollin holandez”, është shprehur Xavi.
Ish-mesfushori spanjoll e sheh këtë detyrë si një mundësi të veçantë për të vazhduar një filozofi futbolli me të cilën është rritur dhe që ka ndikuar ndjeshëm në karrierën e tij.
“Madje mund të themi se, në një farë mënyre, jam një djalë i futbollit holandez”, ka shtuar Xavi.
/GazetaBlic Sport/


