Në momentin delikat aktual të Barcelonës, me shumë kritika për trajnerin Ronald Koeman, Xavi Hernández, një nga legjendat e klubit katalanas, është lidhur vazhdimisht me mundësinë që ai të jetë trajner i ardhshëm i kësaj skaudre.
Në një intervistë për gazetën ’20 Minuta’, ish-mesfushori i Barcelonës, aktualisht trajner i Al-Sadd, nga Katari, supozon dëshirën për t’u rikthyer në Katalonjë, duke mos fshehur objektivat që ka për karrierën e tij si trajner.
“Qëllimi im është të jem trajner i Barcelonës. Nuk e kam fshehur kurrë, është qëllimi dhe ëndrra ime. Nuk e di nëse kjo do të ndodhë apo jo, nëse do të kenë nevojë për mua apo jo, por aktualisht jam i lumtur si trajner i Al-Sadd dhe jam shumë krenar për këtë. Nëse vjen ndonjë ofertë, do të vlerësohet dhe më pas do të përpiqemi të vendosim, por për momentin jam shumë i lumtur këtu”, tha Xavi, përcjell GazetaBlic Sport.

/GazetaBlic Sport/


