Sporti

Xavi Hernandez: Ne jemi Barcelona dhe duam të fitojmë ndaj Real Madridit

01/14/2023 11:49
nga:Mergim Rreci

 Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është deklaruar para finales së Superkupës ndaj Real Madridit.

Hernandez kërkon trofeun e parë duke qenë në krye të Barcelonës dhe kjo do të jetë një mundësi e mirë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Unë e shoh Real Madridin si gjithmonë. Shumë i fortë në kundërpërgjigje, me një mesfushë shumë të fortë. Ata janë kampionët aktualë të Ligës dhe Evropës. Në finale ata kanë një gjen të jashtëzakonshëm konkurrues dhe ne duhet ta përballojmë atë. Jemi shumë të motivuar dhe jam shumë i emocionuar. Për ne do të thoshte shumë, por Real Madridin e shoh shumë të fortë”.

“Ne jemi Barça dhe do të shkojmë për të fituar. Për mua klubi është gjëja më e rëndësishme dhe Barça është ajo që duhet të fitojë tituj. Pavarësisht nëse fitojmë apo humbin, ne do të vazhdojmë”, tha Xavi.

/GazetaBlic Sport/