Sporti

Xavi Hernandez: Kemi luajtur shumë mirë ndaj Sevillas, e merituam fitoren

12/21/2021 23:48
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar derbi mes Sevillas dhe Barcelonës.

Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje që u shoqërua nga disa episode gjatë gjithë rrjedhës së saj.

Fillimisht Sevilla kaloi në epërsi nëpërmjet një goli fantastik nga Papu Gomez, me skuadrën nga Andaluzia që realizoi nëpërmjet një skeme të mrekullueshme.

Araujo barazoi shifrat më pas në fund të pjesës së parë për 1 me 1, rezultat ky që ishte përfundimtar.

Pas ndeshjes, Xavi Hernandez tha se skuadra e tij e ka merituar fitoren në këtë takim.

Ne e merituam fitoren. Kemi luajtur ashtu siç duam, me personalitet, presion dhe qarkullim të lartë të topit. Ky është një terren i vështirë, por ne kemi luajtur shumë mirë“, tha Xavi.

/GazetaBlic Sport/