Sporti

Xavi hap derën për rikthimin e Messit në Barça: Krejt varet nga qëllimet e tij

05/22/2023 14:43
nga:Lorik J

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka marrë një qëndrim për rikthimin e mundshëm të Leo Messit në klub.

“Varet nga shumë gjëra”, tha ai.

“Mund të them pak më shumë, ai është një futbollist spektakolar, kam një miqësi me të dhe do të shohim nëse mund të ndodhë apo jo, kjo varet shumë nga qëllimet e tij”, vazhdoi Xavi.

Trajneri i Barçës dëshiron rikthimin e Messit dhe nuk e ka fshehur këtë, megjithëse e di vështirësinë e transferimit të tij.

Me pak më shumë se një muaj deri në skadimin e kontratës së Messit me Paris Saint-Germain, Xavi i ka lënë atij që të vendosë vetë për të ardhmen e tij.

/GazetaBlic Sport