Sporti

Xavi gjen zëvendësuesin e Dembeles

11/18/2021 09:53
nga:E K

Xavi ka gjetur zëvendësuesin e Dembeles.

Tekniku spanjoll u shpreh kohë më parë që prioritet i tij te Barcelona do të jetë qëndrimi i sulmuesit francez, por nëse kjo nuk ndodh ai ka gjetur zëvendësuesin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Jeremy Doku është lojtari që pëlqehet shumë nga spanjolli dhe pritet një lëvizje e Barcelonës për të nënshkruar me yllin e Rennes.

Belgu vlerësohet shumë nga skuadra franceze dhe Rennes kërkon së paku 40 milionë për t’a lënë të lirë yllin e tyre.

/GazetaBlic Sport/