Sporti

Xavi flet për interesimin e Barcelonës

06/05/2021 17:32
nga:E K

Ish-futbollisti i Barcelonës, tani trajner i Al Sadd, Xavi Hernandez ka folur për të ardhmen e tij.

Xavi është lidhur që një kohë të gjatë me një kalim te Barcelona si trajner, ai ka folur në një intervistë për “La Vanguardia”, ku ka treguar për interesimin e “Blaugranëve”.

“Nuk e kam me nxitim ta drejtojë Barcelonën. Fatmirësisht apo fatkeqësisht i kam thënë dy herë ‘JO’ Barçës, shkak i rrethanave qoftë familjare, profesionale apo kontraktuale”, u shpreh ai.

“Sapo aterova në Barcelonë, njerëzit po më prisnin në aeroport dhe gazetarët më dërgonin pyetje pafund. Nuk e kam me nxitim, Koeman është trajner i Barcelonës dhe duhet të respektohet”, shtoi ai.

“Koha e duhur do të vijë, do të vlerësohet, dhe ne do të vendosim. Oferta nga Barcelona erdhi para disa vitesh por nuk ishte momenti i duhur”, përfundoi Xavi.