Sporti

Xavi: Fitoren e meritonte Barça, nuk humbëm prej gjyqtarit

10/28/2023 21:48
nga:Mergim Rreci

Xavi Hernández mendon se Barcelona meritonte fitoren në El Clasico, por e humbi sfidën me Realin për shkak të mungesës së efikasitetit.

“Ne dominuam 60 minuta, por ky është futbolli, nëse nuk shënon golin e dytë… Reali i Madridit i bën këto gjëra… Reali me tri ose dy raste e gjysmë shënoi dy gola. Na mungonte efektiviteti. Loja dhe ajo që ishte planifikuar shkoi mirë. Ne e meritonim ta fitonim ndeshjen. ”

I kënaqur me lojën: “Edhe barazimi për ne do të ishte dështim. Kur dukej se mund të shënonim golin e dytë, mbërriti krosi fatkeq. Një rezultat shumë i keq, por, në aspektin e lojës, ishte një hap përpara.”

Penalltia e padhënë për Araujon: “Nuk e kam parë, por sot nuk humbëm për shkak të arbitrit. Humbëm sepse nuk ishim efektivë. Morëm një humbje të pamerituar”.