Sporti

Xavi: Felix dhe Cancelo i dhanë dinamikë lojës tonë

09/17/2023 08:22
nga:E K

Joao Felix dhe Joao Cancelo iu përgjigjën në mënyrën më të mirë minutave të dhënë nga Xavi, duke shënuar nga një gol në fitoren 5-0 të Barcelonës ndaj Betisit.

Në fund të ndeshjes, trajneri i katalanasve vlerësoi lojën e dy lojtarëve, shkruan GazetaBlic Sport.

“Felix e interpretoi lojën shumë mirë, ai dhe Cancelo ofruan variacione që e bënë skuadrën të përmirësohej. Ata bënë një ndryshim. Kur je në stërvitje e kupton se sa të mirë janë dhe ne duhet të përfitojmë nga kjo dinamikë pozitive. Për të dy ishte një ëndërr të luanin për Barçën dhe bënë shumë mirë”, tha Xavi i kënaqur me paraqitjen e skuadrës.

“Ne kishim vetëm dy ose tre ditë për të përgatitur ekipin, por bëmë një punë të shkëlqyer taktikisht. Ne ndryshuam strukturën, me Felix-in mes rreshtave, brenda… Ne dominuam një Betis të madh, ishte një nga ndeshjet më të mira që kur kam qenë këtu”.

/GazetaBlic Sport/