Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka refuzuar një ftesë nga menaxhmenti i Bayer Leverkusen për të marrë drejtimin e ekipit pas shkarkimit të Erik ten Hag.
Xavi e ka refuzuar mundësinë për të marrë drejtimin e Bayer Leverkusen për herë të dytë këtë verë. Katalanasi konsiderohej një opsion për punën e trajnerit të ekipit gjerman përpara se Ten Hag të emërohej, por më pas e refuzoi, duke pretenduar se nuk ishte ende gati të kthehej në detyrën e trajnerit.
Dhe këtë herë, pas përpjekjes së re, Xavi vendosi ta refuzonte ofertën – me sa duket edhe për shkak të paqëndrueshmërisë në klub, e cila e shkarkoi trajnerin pas vetëm dy xhiros.
/GazetaBlic Sport


