Xavi Hernandez është shumë i lumtur me fitoren e Barçës në La Liga ndaj Real Madridit.
Barcelona fitoi ndaj Real Madridit në “Camp Nou” me rezultatin 2-1 në kryendeshjen e xhiros së 26’të të La Ligas, shkruan GazetaBlic Sport.
“Nuk ndihemi kampionë, por është një hap shumë i rëndësishëm për ne. Loja ka qenë perfekte. Ne e merituam. Barça ka qenë superiore dhe lojtarët e meritonin. Rezultati është i drejtë, jam i lumtur”, tha Xavi për Movistar.
“Jam i lumtur. Të gjithë vrapojnë, punojnë… Është diçka për të qenë krenarë. Ne kemi shënuar shumë pikë dhe kjo do të thotë se ekipi po punon mirë. Ne jemi shumë solidë në mbrojtje”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


