Sporti

Xavi e lë të hapur mundësinë për transferimin e Joao Felix

08/18/2023 16:31
nga:Mergim Rreci

Në një konferencë për shtyp këtë të premte, trajneri spanjoll Xavi nga Barcelona ka komentuar mundësinë e transferimit të portugezit Joao Felix në klubin katalanas, pasi Dembele u largua te PSG dhe Ansu Fati shfaqi interes për t’u larguar gjithashtu.

“Më pëlqen, keq për mua, por nuk mund të përmend emra. Zona sportive është e vetëdijshme për atë që ne mendojmë se është më e mira. Të shohim nëse mund të forcohemi”, ka komentuar trajneri i pyetur për portugezin, transmeton GazetaBlic Sport.