Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e nesërme kundër Osasuna-s, e vlefshme për xhiron e 33-të të La Liga-s.
Sergi Roberto mungon për shkak të lëndimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndërkaq, i thirrur është 15-vjeçari, Lamine Yamal i cili debutoi në ndeshjen kundër Betis të shtunën e kaluar.
Ja lista:
Portier: Ter Stegen, Inaki Pena, Arnau Tenas
Mbrojtës: Araujo, Christensen, Alonso, Jordi Alba, Kounde, Eric Garcia, Balde
Mesfushor: Busquets, Pedri, Kessie, De Jong, Gavi, Pablo Torre
Sulmues: Dembélé, Lewandowski, Ansu Fati , Ferran Torres, Raphinha, Lamine Yamal
/GazetaBlic Sport


