Sporti

Xavi e “dridh” Barcelonën me deklaratën e fundit si trajner i skuadrës

05/27/2024 09:58
nga:E K

Xavi Hernandezi e kishte mbrëmë paraqitjen e tij të fundit si trajner i Barcelonës.

Legjenda e skuadrës ka thënë se kushdo që do të pasoi atë në këtë detyrë, do të ketë shumë telashe.

“Barça është në një situatë të vështirë. Nuk është përgjegjësia ime të them arsyet. Nuk kam zgjidhje tjetër veçse ta pranoj dhe asgjë më shumë. Vendimi tashmë është marrë dhe ne duhet të shohim përpara. Klubi është mbi të gjithë. Kam ndjesinë se gjithçka që kam bërë ka shkaktuar një tërmet. Më kanë vënë në shënjestër në përgjithësi. Nuk kam mundur të punoj me qetësi. Nuk është vlerësuar puna në situatën e fatkeqësisë në të cilën kemi ardhur. Ne ishim të rinj, luftuam për titullin. Më pas arritëm një dopietë. Trajneri që vjen duhet ta dijë që situata ekonomike është e pafavorshme. Njerëzit e kanë vlerësuar punën dhe jam i sigurt se do të vlerësohet më shumë me kalimin e kohës. I them pasardhësit tim të bëjë durim sepse është një pozicion shumë i ndërlikuar”, ka thënë Xavi.