Skuadra e Barcelonës sot ka prezantuar Xavi Hernandezin si trajnerin e tyre të ri.
Pas shkarkimit të Ronald Koeman, Xavi Hernandez ka marrë drejtimin e skuadrës dhe tani ai është prezantuar para mijëra tifozëve në ‘Camp Nou’, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjatë prezantimit ai ka folur për tifozët, ku ka dhënë shpresa për të ardhmen,
“E dini, unë do të kërkoj shumë nga lojtarët e mi dhe gjithashtu do t’i ndihmoj ata. Është një avantazh të njohësh tashmë lojtarë si Ter Stegen, Pique, Alba, Busquets, Roberto. Unë e di se ku duhet t’i shtyj dhe pikat e dobëta që mund të kenë”, tha fillimisht Xavi.
“Unë kam ardhur në një moment delikat, por ndihem i përgatitur. E di që po gjenerojmë entuziazëm, duhet të vendosim rregull dhe të kemi kërkesën maksimale”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


