Ka pasur disa ndryshime që Xavi Hernández ka zbatuar te Barcelona që kur ai mori komandën teknike të Blaugrana.
Nga metodologjia stërvitore e deri te rutina e përditshme e lojtarëve, trajnerit spanjoll nuk i ka shpëtuar asgjë dhe ndryshimi më i fundit është futja e një mekanizmi të ri për të analizuar taktikat e skuadrës gjatë stërvitjeve dhe në ndeshje, përcjell GazetaBlic Sport.
Ky është një softuer inovativ, i cili do t’i mundësojë trajnerit të analizojë në mënyrë cilësore sjelljen e lojtarëve në fushë, automatikisht, duke dhënë indikacione në mënyrë që të mund të interpretojë situatat e epërsisë numerike, hapësirat në fushë apo momentet e çekuilibrit në ekip.
Me të gjitha situatat e analizuara dhe zbuluara nga ky sistem virtual, Xavi do të jetë në gjendje të korrigjojë situatat gjatë lojës në kohë reale, në një program që spanjolli e kishte përdorur tashmë gjatë sezonit të kaluar, në Al-Sadd të Arabisë Saudite.
Në Evropë ka disa skuadra të interesuara për këtë program të ri kompjuterik, ku Villarreal është një nga skuadrat e para që zbatoi këtë sistem. Softueri i përket kompanisë Kognia Sports Intelligence dhe premton të jetë një nga mjetet për të revolucionarizuar futbollin modern.
/GazetaBlic Sport/


