Barcelona dhe Real Madrid do të përballen sot në derbin e madh spanjoll të njohur si ‘El Clasico’.
Blaugranët presin Los Blancos në shtëpi për ndeshjen e vlefshme të xhiros së 26’të të La Liga’s që zhvillohet me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Para fillimit të takimit trajneri i Barcelonës, Xavi ka folur për media.
“Real Madrid do të kërkojë të dominojë lojën, këtë bënë edhe në ndeshjen e Kupës. Por, unë nuk e planifikoj ndeshjen me mendimin se do të na dominojë kundërshtari. Kërkojmë të dominojmë ne nëpërmjet kontrollit të topit. Unë personalisht preferoj ta fitoj një ndeshje me rezultatin 4-0 ose 5-4, por çfarë problemi keni edhe nëse fitojmë 1-0 si në Kupë? Kupën e parë Europiane, Barcelona e ka fituar 1-0 me një gol të Koeman dhe nuk pati asnjë kritikë.
Kundër Realit e kemi treguar se luajmë mirë edhe me topin në zotërim, por edhe pa e pasur në kontroll atë. Nëse i bëjmë mirë të dyja, për mua nuk ka asnjë problem. Do të mundohemi të dominojmë dhe të kemi topin në kontroll pasi e pa pasur atë vuan shumë në fushë. Pres një Madrid ofensiv, kjo do të ishte më e mira edhe për ata. Megjithatë, Barcelona nuk e ndryshon stilin e saj”,- përfundoi Xavi.
/GazetaBlic Sport/