Sporti

Xavi denohet me dy ndeshje

03/21/2024 16:23
nga:Lorik J

Trajneri i Barcelonës, Xavi, do të dënohet me dy ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Atletico Madridit.

Ish-reprezentuesi spanjoll u përjashtua me karton të kuq në pjesën e parë të ndeshjes së La Ligës, të fituar 3-0 nga katalanasit.

Xavi ishte i pakënaqur me vendimin e gjyqtarit Jose Maria Sánchez Martinez për të mos ndëshkuar një lojtar të madrilenëve për një faull ndaj Ilkay Gundogan dhe u ndëshkua për protestat e tij.

Pak minuta më vonë ai mori kartonin e dytë të verdhë pasi shprehu edhe një herë pakënaqësinë e tij për vendimin e arbitrit.

Ai tani nuk do të jetë në vijën kryesore për ndeshjet e La Ligës kundër Las Palmas më 30 mars dhe Cadiz më 13 prill.

Ai do të jetë në gjendje të rikthehet për El Clasico. Ndeshja kundër Real Madridit është më 21 prill.

/GazetaBlic Sport