Sporti

Xavi: Bayerni sot ka qenë superior, ata na kanë dorëzuar dhe dominuar në çdo aspekt

12/08/2021 23:14
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve.

Barcelona është mposhtur thellë nga Bayerni, 3 me 0, duke u eliminuar nga kompeticioni më i madh i futbollit evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

“Blaugranët” tashmë do të vazhdojnë misionin e tyre në Europa League. Benfica ka kaluar tutje nga vendi i dytë, sepse vendi i parë nuk ishte asnjëherë në diskutim, atje ku Bayern Munich ka bilanc maksimal.

Pas ndeshjes ka folur Xavi Hernandez ku tha se Bayerni ka qenë totalisht dominues.

“Bayerni sot ka qenë superior. Ata na kanë dorëzuar dhe dominuar në çdo aspekt. Ky është realitet”, tha ai pas ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/