Sporti

Xavi afër rinovimit të kontratës me Barcelonën

05/29/2023 14:52
nga:E K

Pasi ktheu Barcelonën në krye të Spanjës, Xavi pritet të qëndrojë ende te klubi katalanas me shpresën për ta çuar skuadrën drejt trofeve europianë.

Siç raporton “Sport”, Xavi dhe drejtuesit e klubit të Barcelonës kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në vitin 2026.

Xavi ka bërë një punë të mirë në krye të stolit të katalanasve dhe drejtuesit me në krye Laporta, kanë besim tek ish-mesfushori.