Lajme

Lekaj për Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë: Është fat i keq që Kosova përfaqësohet e “plagosur”

10/16/2023 14:20
nga:N K

Deputeti i AAK-së, Pal lekaj, reagoi për Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, duke thënë se, sot është ngjarje e mirë për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën, gjithashtu dhe për shqiptarët e Shqipërisë e të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Në një prononcim për Gazeta Blic ai tha se, që nga viti 2014 Samiti i Berlinit vazhdon me takime, por që kësaj radhe mbahet jashtë vendeve të BE-së.

“Sot, është ngjarje e mirē, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën por edhe për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës. Samiti i Berlinit, është një vazhdimësi e takimeve të nisura qysh nga 2014 nga Angela Merkel, por kësaj radhe për herë të parë mbahet jashtë vendeve të BE-së”, deklaroi ai.

Lekaj theksoi disa pika të cilat ai pretendon se duhet të trajtohen gjatë këtij Samiti.

“Presim që do të trajtohet nevoja dhe urgjenca e integrimit të plotë të shteteve të Ballkanit brenda BE-së, mos stabiliteti dhe cënimi i sigurisë brenda Ballkanit si rrjedhojë e politikave të Serbisë, ndryshimi i rrethanave dhe gjeopolitikës në Ballkan për shkak të politikave ekspansionite të Rusisë, intensifikimi i zhvillimit ekonomik brenda shteteve ballkanike për të arritur fuqinë dhe nivelin e tregut të BE-së, si dhe besojë do ta diskutojnë nevojën e përmbylljes së dialogut Kosovë-Serbi“, tha ai.

Tutje Lekaj thotë se, është fat i keq që Kosova në këtë Samit përfaqësohet e “plagosur”.

“Është fat i keq që Kosova në këtë Samit përfaqësohet e “plagosur”, me 500 milionë euro sanksione ekonomike, si dhe dëmtim të raporteve me përfaqësues evropianë dhe shtete evropiane”, përfundoi Lekaj.

Scholz: Koha t’i tejkaloni konfliktet, ngjarjet në Veri ua vërtetuan sa e rëndësishme është kjo